Ferrari censuron Alonson
Fernando Alonso nuk do të mund të shfrytëzojë rrjetin social Twitter për të komentuar rreth ekipit të Ferrarit. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat italiane, krerët e ‘Scuderia’ kanë kërkuar nga ngasësi spanjoll të mos komentoj rreth ekipit nga Maranello, në Twitter. Alonso është vazhdimisht aktiv në rrjetin social duke bërë postime të ndryshme përfshirë…

Sport
Fernando Alonso nuk do të mund të shfrytëzojë rrjetin social Twitter për të komentuar rreth ekipit të Ferrarit.
Sipas informacioneve të publikuara nga mediat italiane, krerët e ‘Scuderia’ kanë kërkuar nga ngasësi spanjoll të mos komentoj rreth ekipit nga Maranello, në Twitter.
Alonso është vazhdimisht aktiv në rrjetin social duke bërë postime të ndryshme përfshirë edhe komente e nganjëherë edhe kritika rreth ekipit.
Mirëpo, presidenti i Ferrarit, Luca di Montezemolo duket se nuk do ta durojë më, dhe e ka ‘censuruar’ Alonson të bëjë komente rreth ekipit nëpërmjet Twitterit.
Alonso e përfundoi edicionin në pozitën e dytë pas kampionit të pandalshëm nga katër edicionet e fundit, Sebastian Vettel në Red Bull dhe shpeshherë është ankuar se nuk ka bolid në gjendje të luftojë për titull.