Ferran Torres: Do ta kidnapoj Dembelen që të qëndrojë në Barcelonë

Sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres, ka thënë se është gati që ta kidnapojë Dembelen vetëm që ky i fundit të qëndrojë në “Camp Nou”.

Sport

07/04/2022 10:42

Kjo deklaratë me shaka e spanjollit vjen pasi kontratës së Dembeles i kanë mbetur edhe disa muaj dhe nëse nuk renovon mund të largohet me parametra zero.

Bisedimet në mes të palëve janë duke vazhduar ende, me anësorin që po e peshon ofertën e “blaugranëve” para se të vendosë për të ardhmën, shkruan lajmi.net.

Për Torres, qëndrimi i Dembele është shumë i rëndësishëm për klubin, mirëpo është zgjedhja e lojtarit se çfarë dëshiron të bëjë me karrierën e tij.

“Do ta kidnapoja atë vetëm që të qëndronte (qesh). Është një klub i mirë, njëri nga më të mirët në botë. Por, janë disa gjëra që ne nuk i kemi në dorë. Është zgjedhja e tij. Për çka që ai vendos, unë i uroj suksese”, shprehet Torres. /Lajmi.net/