Feronikeli vazhdon bindshëm drejt titullit, Gjilani fiton në frymën e fundit ndaj KEK-ut

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e radhës në xhiron e 23-të në Superligën e Kosovës.

Sport

17/03/2019 15:53

Në këtë xhiro u takuan Feronikeli kundër Trepçës 89 dhe Gjilani kundër KEK-ut, shkruan lajmi.net.

Liderët nga Drenasi e mbyllën pa problem këtë xhiro, duke triumfuar me rezultatin 5:0 ndaj skuadrës nga Mitrovica.

Golin e parë për Feronikelin e realizoi Pllana, në minutën e 30’ të takimit, gol me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Mendurim Hoti shënoi golin e dytë vetëm dy minuta pasi filloi pjesa e dytë, për të dyfishuar epërsinë e vendasve.

Nga një herë për skuadrën nga Drenasi shënuan edhe Jean Carioca në minutën e 51’, Silva në minutën e 60’ dhe Kastriot Rexha në minutën e 84′.

Ndeshja tjetër e luajtur mes Gjilanit dhe KEK-ut përfundoi me rezultatin minimal 1:0, me golin e shënuar në minutën e 94′. KEK-u kështu mbetet në kuotën e një pik, në 23 xhiro.

Në këtë fundjavë nuk është zhvilluar ndeshja mes Prishtinës dhe Flamurtarit, e cila është ndeshja e vetme e kësaj xhiroje që do të luhet më vonë. /Lajmi.net/