Feronikeli – TNS, numër i madh i tifozëve në ‘Fadil Vokrri’

Skuadra kampione e Kosovës, KF Feronikeli, po kërkon kalimin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Sport

16/07/2019 21:12

KF Feronikeli, për t’u bërë skuadra e parë nga Kosova që kalon në raundin e dytë, ka nevojë të eliminojë TNS, skuadrën nga Uellsi.

Ndeshja e parë në Uells ka përfunduar barazim 2:2, me Feronikelin që nga humbja 2:0, ka arritur që në minutat e fundit të barazojë në 2:2.

Ky rezultat, është një avantazh i madh për Feronikelin, që kualifikimin ta sigurojë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Për të ndihmuar në këtë, janë përkujdesur edhe tifozët, që sonte janë në numër të madh në tribunat e stadiumit ‘Fadil Vokrri’.

Janë të pakta rastet kur ekipet kosovare arrijnë ta mbushin në këtë masë stadiumin ‘Fadil Vokrri’./Lajmi.net/