Feronikeli – Prishtina, interesim i jashtëzakonshëm, e shikojnë ndeshjen nga kulmi i shtëpisë

Derbi Feronikeli – Prishtina ka zgjuar interesim të madh te publiku, pavarësisht shtrenjtimit të biletave dhe kushteve jo të mira për ta përcjellur ndeshjen.

Sport

19/05/2019 15:59

Stadiumi ‘Rexhep Rexhepi’ ka kapacitet prej 5 mijë ulësve, çka janë pak për një ndeshje e cila do ta vendosë edhe titullin kampion të Superligës së Kosovës.

Për më tepër, tifozëria mysafire ‘Plisat’ në pamundësi për t’iu siguruar një vend në tribuna, do ta përcjellin ndeshjen nga livadhet afër stadiumit, shkruan lajmi.net.

Por edhe disa tifozë të tjerë kanë gjetur një mënyrë të veçantë për ta përcjellur ndeshjen e sotme.

Ata kanë gjetur një kulm të një shtëpie si vend ideal për ta përcjellur ndeshjen Feronikeli – Prishtina.

Takimi mes të dyja skuadrave u shtye për 15 minuta dhe fillon nga ora 16:15. /Lajmi.net/