Feronikeli pa telashe kundër Vushtrrisë
Feronikeli ka shënuar fitore të lehtë kundër skuadrës së Vushtrrisë.

Sport
Skuadra nga Drenasi, Feronikeli, shënuar fitore në terren të vet, duke mposhtur Vushtrrinë me rezultatin 3:1, shkruan lajmi.net.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Harmon, kur kishin kaluar vetëm nëntë minuta lojë, kurse epërsinë e nikoqirëve e dyfishoi Zeka, në minutën e 16’.
Mysafirët ngushtuan epërsinë në minutën e fundit të pjesës së parë, kur Azemi dërgoi topin në rrjetë.
Në pjesën e dytë, Feronikeli gjeti edhe një herë golin, kësaj radhe me Lladrovcin, i cili në minutën e 70’ vulosi rezultatin final 3:1.
Me këtë fitore, Nikli shkon në 37 pikë, për pozitën e pestë në tabelë. Vushtrria mbetet me 16 pikë në pozitën e parafundit në tabelë. /Lajmi.net/