Feronikeli mposhtet, por ka shpresa për ndeshjen e kthimit në ‘Fadil Vokrri’

19:57 | 24 Korrik 2019

KF Feronikeli është mposhtur me rezultat të ngushtë në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Evropës.

Kampionët e Kosovës të mërkurën pasdite janë mundur 2:1 nga Slovan Bratislava në Sllovaki.

Nono në minutën e 9’, ka shënuar për epërsinë 1:0 të vendasve.

Në minutën e 61’, Slovan dyfishoi epërsinë, kur sulmuesi Andraz Sporar shënoi nga penalltia, e cila u shkaktua nga Lapidar Lladrovci.

Skuadra e Feronikelit nuk u dorëzua deri në fund, duke arritur të ngushtojë rezultatin në 2:1.

Është Mendurim Hoti që në minutën e 67’, realizoi gol të bukur.

Rezultati 2:1, është i favorshëm për Feronikelin, para ndeshjes së kthimit në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë./Lajmi.net/