Feronikeli me fat në shortin e Ligës së Kampionëve

Skuadra kampione e Kosovës, KF Feronikelit, i ka buzëqeshur fatin në shortin e Ligës së Kampionëve, për raundin e parë të kësaj gare.

Sport

18/06/2019 16:05

KF Feronikeli, fillimisht është pjesë e raundit parakualifikues, që mbahet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Me përparësinë e terrenit në Prishtinë, dhe me skuadra të nivelit më të ulët, KF Feronikeli ka gjasa ideale për të kaluar në raundin e parë të Ligës së Kampionëve.

E nëse kampionët e Kosovës e arrijnë këtë, ata do të ballafaqohen me The New Saints, skuadrën nga Uells.

The New Saints, është një skuadër modeste, dhe ndër më të lehtat me të cilat ka mundur të përballjet Feronikeli./Lajmi.net/