Feronikeli dhuron bileta falas për SOS Fshatrat e Fëmijëve

KF Feronikeli ka njoftuar se ka ndarë bileta falas për SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës, për ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve kundër TNS.

Sport

16/07/2019 16:00

Skuadra nga Uellsi do të jetë mysafire e Feronikelit në ‘Fadil Vokrri’, për të zhvilluar ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i Feronikelit:

Feronikeli sot është nikoqir i skuadrës kampione të Wales, The New Sanits, për ndeshjen e kualifikimeve në kuadër të UEFA Champions League.

Takimi zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, me fillim prej orës 20:45.

Për këtë ndeshje tejet të rëndësishme, Klubi i Feronikelit dhuron bileta falas edhe për SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës.

Bëhet fjalë për plot 100 bileta që janë dhuruar për më ta, që të ndjekin nga afër klubin e zemrës.

/Lajmi.net/