Feronikeli barazon me Gjilanin

Skuadra e Feronikelit dhe ajo e Gjilanit, kanë barazuar në kuadër të xhiros së 19-të të Superligës.

Sport

15/02/2021 14:58

Feronikeli nuk arriti të mposht Gjilanin në kuadër të xhiros së 19-të të Superligës, transmeton lajmi.net.

Djemtë e Klodian Duros e filluan ndeshjen mirë, ishte Maliqi i cili shënoi në min (20’) për ti dhënë avantazhin vendasve.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Feronikelit.

Por, në pjesën e dytë, Gjilani dukej skuadër tjetër. Nuk vonoi dhe ata barazuan rezultatin.

Ishte Useini i cili shënoi në min (51’).

Rezultati përfundimtar, Feronikeli 1-1 Gjilani

Pas këtij barazimi, Gjilani qëndron në pozitën e katërt me 30 pikë, ndërsa Feronikeli qëndron në pozitën e pestë me 24 pikë total./Lajmi.net/