Feronikeli bën një super-transferim

Ben Hamed Kone, do të jetë lojtari i ri i huaj që do të zbarkojë në Kosovë.

Sport

27/01/2018 17:11

Skuadra e Feronikelit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje në parim me sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, Ben Hamed Kone.

Në njoftimin e skuadrës nga Drenasi, thuhet se presidenti i klubit, Naser Ramaj, ka arritur marrëveshje në parim, ndërsa brenda dy ditëve pritet edhe zyrtarizimi i transferimit të tij.

Kone 30 vjeçar, është pjesë e skuadrës italiane, Nourese Calcio, që garon në Serie D./Lajmi.net/

YouTube player