Fero reagon pas shtrëngimit të masave, shprehet pro protestave para Qeverisë së Kosovës

Kosova është duke u përballur me një tjetër 'shpërthim' të infektimeve.

ShowBiz

23/01/2022 17:12

Për disa ditë rresht, janë shënuar mbi dy mijë raste me COVID-19, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj Qeveria e Kosovës miratoi masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavisurit.

Në kuadër të masave të reja, kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00, shërbimet e gastronomisë,  ndërkohë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00.

Këto masa kanë ngjallur reagime të shumta ku janë shprehur pakënaqësi ndaj tyre.

Fero është njëri nga reperët që duket të jetë i pakënaqur me vendimin e Qeverisë, ndërsa thekson se është pro për protesta paqësore.

Përmes një postimi në Instagram ai ka shprehur qëndrimin e tij rreth situatës.

‘Unë jam pro për protesta paqësore para Qeverisë së Kosovës’, tha ai.

Kjo nuk është hera parë prej kur Kosova po përballet me kohë pandemie./Lajmi.net/