Fero publikon këngën e re

ShowBiz

25/05/2022 18:30

Rep artisti Feronit Shabani, i njohur si Fero, sot ka lansuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “GTA” dhe për tekstin e këngës është përkujdesur vet reperi, shkruan lajmi.net

Ndërsa kjo këngë është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Projekti është publikuar në Youtube dhe platforma të tjera digjitale.

Ndryshe reperi këtë kohë ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të “disseve” që kishe shkëmbyer me reperin tjetër kosovar që jeton dhe vepron në SHBA, Unikkatil.  /Lajmi.net/

YouTube player