Fero po vjen me album të dytë?

Reperi Fero duket se e ka në "furrë" albumin e tij të dytë.

ShowBiz

04/08/2020 22:12

Reperi i njohur shqiptar, Fero, duket se së shpejti do ta publikoj albumin e tij të dytë, shkruan lajmi.net.

Kështu të paktën la të kuptohet nëpërmjet disa postimeve të bëra në llogarinë e tij në Instagram.

“Album 2?”, ka shkruar ai pranë postimit të fundit. Kujtojmë se Fero që nga fillimet e para të karrierës ka qenë shumë i dashur për publikun shqiptar.

Me këngët solo e bashkëpunimet ka arritur që rreth vetes të mbledh rreth vetes shumë fansa.

Reperi po e shijon lidhjen e dashurisë me Arbenita Ismajli./Lajmi.net/