“Fero po bëhet baba, e ti kur”, Stresi jep përgjigjen e prerë

Stresi iu përgjigj ndjekësit që e pyeti se kur do të bëhet baba.

ShowBiz

03/03/2021 13:05

Reperi Stresi nuk heziton që kohë pas kohe të përgjigjet në pyetjet e shumta të ndjekësve të tij, të cilë janë kureshtar të dinë për jetë private e profesionale të tij, shkruan lajmi.net.

Ai së fundi mori një pyetje nga ndjekësit që i shkruajnë “Fero kish mu bo bab… e ti kur po boheshhhh?”.

Përgjigja e artistit ishte “Zoti i madh e din kur e ka shkru ai”.

Kujtojmë se Stresi është në lidhje dashurie me Keisin, lidhje të cilën tenton ta mbajë çdo herë larg vëmendjes së publikut.

Sa i përket projekteve muzikore, kënga e fundit e tij mbetet “S’jam dorëzu” në duet me Getinjon. /Lajmi.net/

YouTube player