Fero merr vendimin e papritur me të cilin mërziti fansat

13:06 | 23 Shtator 2019

Foto: Instagram

Fero e ka marrë një vendim të papritur.

Fansat e reperit Fero nuk e prisnin, megjithatë ai mori vendimin me të cilin nuk i bëri të ndihen edhe aq mirë, shkruan lajmi.net.

Ai nëpërmjet Instagramit ka treguar se i ka anuluar të gjitha koncertet e rezervuara për muajt e ardhshëm mirëpo do të kthehet me risi dhe një mysafir special.

“Të dashur fansa, lajmërim. I anuloj të gjitha koncertet për muajt e ardhshëm, keni me më mungu shumë por kur të rikthehem në koncerte do të jetë diçka legjendare edhe nuk do të vij vet, ko me jau pru një mysafir special”, ka thënë Fero pranë postimit./Lajmi.net/