Fero largohet nga Kosova pas telasheve të njëpasnjëshme me drejtësinë

Reperi Feronit Shabani, “Fero” ka vendosur të largohet për pak kohë nga Kosova. Ky vendim i tij vije pas telasheve të njëpasnjëshme me drejtësinë për vepra të ndryshme penale, për të cilat së fundmi ai kishte qëndruar edhe në paraburgim, shkruan lajmi.net. Fero, siç ka bërë të ditur me anë të një “Instastory”, do të…

ShowBiz

03/02/2023 11:16

Reperi Feronit Shabani, “Fero” ka vendosur të largohet për pak kohë nga Kosova.

Ky vendim i tij vije pas telasheve të njëpasnjëshme me drejtësinë për vepra të ndryshme penale, për të cilat së fundmi ai kishte qëndruar edhe në paraburgim, shkruan lajmi.net.

Fero, siç ka bërë të ditur me anë të një “Instastory”, do të largohet në drejtim të Britanisë së Madhe.

Nuk dihet nëse Fero në Mbretërinë e Bashkuar do të qëndrojë aq kohë sa veprat penale do t’i parashkruhen, apo do të kthehet më herët në vendlindje. /Lajmi.net/