Fero fton Mc Kreshën, Lyrical Son dhe Bim Bimmën për duel në rap

Fero vazhdon të këmbëngul se është më i miri.

ShowBiz

14/08/2020 15:38

Fero me vetëbesim të theksuar vazhdon të quaj vetën si më të mirin në muzikën që bën, dhe fton emrat e mëdhenj në një sfidë, shkruan lajmi.net.

Reperi nga Gjilani ka ndarë disa video rresht në Instagram, ku me bindje të madhe thotë se është më i miri në këtë ‘lojë’ madje kërkon duel televiziv nga emrat si Mc Kresha, Lyrical Son e Bim Bimma.

Ai në video thotë “Mos më filozofoni për Hip-hop, eja dalim para të gjithëve, para publikut tregojmë se kush është më i forti”. /Lajmi.net/