Fero dhe GRMV sjellin bashkëpunimin “Njëjtë”

Fero solli një tjetër këngë të re.

ShowBiz

26/02/2021 19:16

Reperi Fero e filloi vitin me shumë projekte të reja muzikore, të cilat po priten shumë mirë në publik, shkruan lajmi.net.

“Njëjtë”, titullohet kënga e re e këtij artisti, të cilën e solli në bashkëpunim me GRMV, të shoqëruar edhe me videoklip.

Për tekstin e këngës u kujdesën GRMV dhe Fero, mix/masterin e bëri M.O.B, ndërsa për anën vizuale u kujdes Gang Gang Films.

 

YouTube player

Kënga e re e Feros vjen pak ditë pasi konfirmoi se ka kurorëzuar me martesë dashurinë me modelen, Arbenita Ismajli.

Po ashtu, çifti i ri pritet që shumë shpejt të bëhen prindër për herë të parë. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FERO (@ferofera)