Fernandinho do ta diskutojë të ardhmen me Man Cityn pas finales së Ligës së Kampionëve
Mesfushori i Manchester Cityt, Fernandinho mund të vazhdojë edhe për një vit me Manchester Cityn.
Sport
Fernandinho i cili tanimë është 36 vjeçar, është në fundin e kontratës së tij me skuadrën e Manchester Cityt, shkruan lajmi.net.
Mirëpo braziliani do ta diskutojë të ardhmen e tij pas finales së Ligës së Kampionëve. Ai pëlqehet nga Guardiola për karakteristikat e tij pavarësisht moshës së tij, ku me paraqitjet e tij në mesfushë ka bërë dallimin shpeshherë për Cityn.
Pas Ligës së Kampionëve, ku Aguero do të përshëndetet me Manchester Cityn, klubi duhet të vendos nëse do rinovojë kontratën e brazilianit edhe për një vit./Lajmi.net/