Fernandez: Argjentina nuk do ta njohë Kosovën

Ambasadori i Argjentinës në Beograd, Ricardo Fernandez ka vlerësuar se serbët dhe argjentinasit kanë raporte shumë të afërta dhe miqësore. Sipas tij, është humbje kohe t’i kërkohet Argjentinës që ta njohë pavarësinë e Kosovës

Lajme

15/11/2014 12:25

Ricardo Fernandez thotë se Argjentina gjithmonë ka qenë afër kur Serbia ka pasur më së shumti nevojë. Ai për mediat serbe ka bërë të ditur se Argjentina respekton rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, transmeton lajmi.net.

“Dua të potencoj se gjatë kontakteve me ambasadat tjera, kur përmendet çështja e pavarësisë së Kosovës, ne e cilësojmë atë si të vetëshpallur”, ka thënë Fernandez.

I pyetur nëse Buenos Aires do të mund të ndryshonte qëndrim, në rast të shtimit të presioneve, Fernandez ka thënë se çdo tentim i shteteve tjera për ta në shtyre ta bëjmë këtë, do të ishte humbje kohe.