Fernandes shpallet lojtari i muajit në Premierligë

Bruno Fernandes është shpallur lojtari i muajit dhjetor në Premierligë.

Sport

15/01/2021 12:28

Bruno Fernandes është shpallur lojtari i muajit dhjetor në Premierligë, ai kishte regjistruar paraqitje fantastike ku shënoi tre gola dhe bëri 4 asistime, transmeton lajmi.net.

Tani vetëm pesë lojtarë në histori të Premierligës janë shpallur lojtari i muajit më shumë se Fernandes, por sigurisht me kohë më të gjatë qëndrimi.

Rooney dhe Van Persie kanë nga pesë çmime, Kane dhe Gerrard me nga gjashtë dhe në fund Kun Aguero i cili ka shtatë çmime dhe qëndron në vendin e parë./Lajmi.net/