Fernandes pritet të mbetet pjesë e Man Utd deri në vitin 2027

Mesfushori ka shkëlqyer që nga transferimi i tij në Angli.

Sport

18/09/2021 09:42

Bruno Fernandes u transferua te Manchester United në janar të vitit 2020, transmeton lajmi.net.

Që nga ajo kohë futbollisti ka shkëlqyer me paraqitjet e tij duke realizuar 44 gola e 28 asistime në 85 ndeshje me gjigantin anglez.

Mesfushori ka kontratë aktuale me ekipin deri në qershor të vitit 2025, por paraqitjet e tij të mira kanë bërë që klubi të mendojë rinovimin e marrëveshjes me të.

Sipas mediave angleze, “Djajtë e Kuq” do t’i ofrojnë portugezit kontratë re të vlefshme deri në vitin 2027 me një rritje të konsiderueshme të pagës.

27-vjeçari e ka nisur shumë mirë edicionin e ri pasi në pesë ndeshje të zhvilluara ka katër gola e një asistim. /Lajmi.net/