Ferizajasja i thotë policisë se burri i saj theu urdhërin mbrojtës, del se e ka thirrur vet

Një femër në Ferizaj ka përfunduar dje e arrestuar.

Lajme

15/01/2022 09:05

Ajo kishte njoftuar policinë se burri i saj edhe pse kishte urdhër mbrojtës nga gjykata kishte shkuar në banesën e saj.

Gjatë hetimit të rastit është kuptuar se e dyshuara vetë e kishte ftuar bashkëshortin e saj që të vinte në banesë.

Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/