Ferizajasit: Jabllanoviq jashtë Qeverisë (Foto)
Protestë kundër deklaratave fyese të ministrit të Kthimit, Aleksandar Jabllanoviq, është mbajtur sot edhe në Ferizaj. Protestuesit kanë kërkuar largimin e ministrit serb nga qeveria e Kosovës.

Lajme
Qindra protestues ferizajas sot kanë marshuar rrugëve kryesore të qytetit, duke mbajtur në duar parulla përmes të cilave kërkohet largimi i ministrit të Kthimit Aleksandar Jabllanoviq nga qeveria e Kosovës.
Edhe kjo protestë u organizua në vargun e protestave kundër deklaratave fyese të Jabllanoviqit ndaj nënave gjakovare, të cilat i kishte quajtur egërsira.
Jabllanoviq, dje u ka kërkuar falje publike nënëve gjakovare, por edhe kjo nuk ka ndikuar në ndaljen e protestave kundër tij.
Përveç kësaj, protestuesit janë shprehur edhe në mbrojtje të kombinatit industrial Trepça, duke thënë se ajo është e Kosovës, dhe duhet mbrojtur.