Ferizaj, qytetari raporton se bashkëshortja e tij është zhdukur
Një qytetar ka raportuar se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe më nuk di gjë për të.

Lajme
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 24 gusht.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar.
“Ferizaj 24.08.2021 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj . Rasti është duke u hetuar”, njofton policia. /Lajmi.net/