Ferizaj, punëtorja e bankës merr mbi 20 mijë euro nga xhirollogaria e klientit

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Ferizaj për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lajme

11/08/2015 16:39

Sipas policisë e dyshuara është punëtore e një banke në Ferizaj, e cila ka marr parat nga xhirollogaria e një klienti dhe i ka shfrytëzuar për nevoja personale

“ Është arrestuar e dyshuara femër shqiptare punëtore në një bankë nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën e cekur më lart, ka tërhequr nga xhirollogaria e një klienti mjete prej 20.900 euro të cilat mjete i ka shfrytëzuar për nevoja personale”.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarës i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin  24 orësh të PK-së.