Ferizaj do të bëhet me qendër rinore, që do të kushtojë 250 mijë euro
Qyteti i Ferizajt do të bëhet me një qendër për të rinj, në të cilën do të investohet një shumë prej 250 mijë euro, ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Lajme
Lidhur me këtë projekt, sot është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të MKRS-së, Veton Firzi dhe Drejtorit për kulturë, Rini e Sport në Komunën e Ferizajt, Naim Ferati.
“Për këtë, sot në MKRS u nënshkrua Marrëveshje e Bashkëpunimit, ndërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të MKRS-së, Veton Firzi dhe Naim Feratit, drejtor për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Ferizajt” thuhet në komunikatën e MKRS-së
“Kjo marrëveshje është bërë me qëllim të mbështetjes financiare në realizimin e projektit: Ndërtimi i objektit të qendrës rinore në Ferizaj, projekt i cili do të realizohet gjatë vitit 2015”, thuhet më tutje në komunikatë.
Ndërkaq sekretari i përgjithshëm i MKRS-së, është shprehur se kjo marrëveshje nuk është e fundit, dhe se mbështetja e kësaj ministrie do të vazhdojë të jetë prezente edhe në projektet tjera kapitale nëpër komuna.
Sekretari Firzi u shpreh se nënshkrimi i sotëm i memorandumit, është në vazhdën e përkrahjes që MKRS-ja jep për projektet kapitale nëpër komuna, dhe se MKRS mbetet e përkushtuar në rritjen e mbështetjes në të ardhmen përfundon komunikata.