Ferguson ta rikthejë Ronaldon në Old Trafford?

Ish-trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson besohet se do të ndihmojë skuadrën e Djajvë për të rikthyer në Old Trafford, lojtarin më të mirë të botës, Cristiano Ronaldon.

Sport

17/09/2014 17:34

Daily Express raporton se drejtuesit e skuadrës së Manchesterit janë duke shpresuar në ndihmën e Fergusonit. Raporti special që ka trajneri me Ronaldon, bën të besohet se ai do të ketë gisht në rikthimin e portugezit në Old Trafford.

Spekulimet që po qarkullojnë gjatë ditëve të fundit, na kanë mësuar se Ronaldo do të rikthehet në Manchester në fund të këtij sezoni.

Raportohet se Ferguson mund ta bind Ronaldon të rikthehet në Old Trafford, aty ku e fitoi Topin e Artë dhe u bë lojtari më i mirë i botës.