Ferguson në pension, ‘punon’ me lopatë
Sir Alex Ferguson është duke qëndruar i angazhuar edhe pas largimit nga drejtimi i Manchester Unitedit, pas 26 vjetësh në Old Trafford. Menaxheri legjendar ishte në Kilbryde Hospice, në vendlindjen e tij në Skoci për të ndihmuar vendosjen e themelit për një objekt të ri që do të funksionojë në kuadër të spitalit Hairmyres, që…
Sport
Sir Alex Ferguson është duke qëndruar i angazhuar edhe pas largimit nga drejtimi i Manchester Unitedit, pas 26 vjetësh në Old Trafford.
Menaxheri legjendar ishte në Kilbryde Hospice, në vendlindjen e tij në Skoci për të ndihmuar vendosjen e themelit për një objekt të ri që do të funksionojë në kuadër të spitalit Hairmyres, që trajton pacientë me sëmundje të rënda si kanceri.
Dennis Gallagher, kryetar i Kilbryde Hospice, tha: “Është fat i madh për ne dhe ndërtuesit e objektit të ri që kemi një figurë publike si Sir Alex i cili erdhi në mes të orarit të tij të zënë dhe shprehu përkrahjen e tij. Kjo u tregon njerëzve rëndësinë e këtij projekti”.
Ish menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson ishte në Kilbride Hospice.
“Ai ka qenë banor rezident në të kaluarën, në East Kilbride, andaj ai është person i cili e kujton të kaluarën dhe e di se prej nga vjen. Ai ka shprehur vazhdimisht përkrahjen e tij. Na janë nevojitur 10 vjet për të siguruar paratë kurse tani pas një viti do ta kompletojmë objektin e ri”, u shpreh Gallagher.