Ferguson kishte një plan për ta ndaluar Messin – A do t’ia përcjellë atë Solskjaer?

Sir Alex Ferguson më parë ka thënë se kishte projektuar një plan për ta ndalur Lionel Messin, nëse skuadra e tij do të përballej përsëri me të.

Sport

25/03/2019 16:31

Sikur gjitha skuadrat e tjera, edhe Manchester United kishte vuajtur shumë kur ishin përballur me Lionel Messi.

Ata dështuan të ndalonin atë për të shënuar gol në dy finalet e Ligës së Kampionëve, në të cilat pësuan humbje nga skuadra katalane.

Por, strategu i madh i futbollit ishte betuar të mos vuante më nga argjentinasi, dhe kishte projektuar një plan për ta ndaluar atë.

“Duhen dy qendër mbrojtës që qëndrojnë vetëm me Messin dhe nuk shqetësohen se çfarë ndodh mbrapa tyre”kishte thënë Ferguson, transmeton lajmi.net.

“Kur të luajmë kundër Barcës herën tjetër, do të vendos Phil Jones dhe Chris Smalling tek Messi. Nuk do ta lë atë të na torturojë përsëri” kishte thënë tutje skocezi.

Ky plan duket i mirë në letër, por nuk dihet nëse do të funksiononte në letër. Mbetet të shihet nëse sipas këtyre këshillave do të veprojë Ole Gunnar Solskjaer. /Lajmi.net/