Ferguson bëhet ligjërues në Harvard

Ish menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson do të shkëmbejë bankinën me ligjërim, pas arritjes së marrëveshjes afatgjate për pozitën e mësuesit në Universitetin e Harvardit. Skocezi 72-vjeç, i cili i dha fund aventurës së tij të shkëlqyeshme në Old Trafford vitin e kaluar, pas 26 vjetësh në detyrë, do të ndajë njohuritë e…

Sport

05/04/2014 13:11

Ish menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson do të shkëmbejë bankinën me ligjërim, pas arritjes së marrëveshjes afatgjate për pozitën e mësuesit në Universitetin e Harvardit.

Skocezi 72-vjeç, i cili i dha fund aventurës së tij të shkëlqyeshme në Old Trafford vitin e kaluar, pas 26 vjetësh në detyrë, do të ndajë njohuritë e tij si akademik në programin e ri të titulluar ‘The Business of Entertainment, Media and Sports’.

“Jam i lumtur që më është ofruar mundësia dhe ndihem i privilegjua që kontribuoj në një qendër kaq të respektuar të shkëlqesisë”, deklaroi Ferguson, i cili fitoi 13 tituj në ligë gjatë kohës sa ishte në drejtim të Manchester United.

“Koha që kam kaluar deri më tani në Harvard ka qenë përvojë stimuluese dhe mezi pres të vazhdoj zhvillimin e mëtutjeshëm”.

Ferguson do të fillojë pozitën e re në maj.