Ferdinand: United s’mund të bëhet kampion
Ish mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ka deklaruar se “djajtë e kuq”, s’mund të bëhen kampion këtë edicion.

Sport
Ferdinand nuk beson që United munt t’a fitojë Premier Ligën, pavarësisht paraqitjes së tyre të mirë në fitoren 3:1 ndaj Liverpoolit të shtunën.
“Ata do të përfundojnë në top katëshe. Por, nuk mendoi se do t’i ofrohet titullit. Filozofia e lojës tani është krejtësisht e ndryshme me atë që është mësuar gjithmonë Manchesteri. Tifozët duken të irrituar që nuk do të shohin më një Manchester që dominon, sulmon e bënë lojë të bukur”, ka thënë Ferdinand.