Ferdinand: Ronaldo do të dështojë, nuk do të jetë i lumtur

Ish-lojtari i Manchester United, Rio Ferdinand ka folur në lidhje me Cristiano Ronaldon. Ronaldo nuk po kalon në një periudhë të mirë, pasi në shumë ndeshje e fillon lojën nga stoli. Gjithashtu në shtatë ndeshje sa ka zhvilluar këtë sezon, ka shënuar vetëm një gol nga pika e bardhë. E, lidhur me formën e yllit…

Sport

22/09/2022 23:00

Ish-lojtari i Manchester United, Rio Ferdinand ka folur në lidhje me Cristiano Ronaldon.

Ronaldo nuk po kalon në një periudhë të mirë, pasi në shumë ndeshje e fillon lojën nga stoli.

Gjithashtu në shtatë ndeshje sa ka zhvilluar këtë sezon, ka shënuar vetëm një gol nga pika e bardhë.

E, lidhur me formën e yllit portugez ka folur ish-lojtari i Man United, Ferdinand duke thënë se Ronaldo do të dështojë.

Sipas tij ai është mësuar më statistikat dhe kjo situatë nëpër të cilën po kalon nuk do ta bëjë të lumtur.

“Cristiano do të dështojë, nuk do të jetë i lumtur. Nuk mund të bësh atë që ai ka bërë për kaq shumë kohë dhe të jesh i lumtur në stol, ose të mos marrësh shifrat që ai pret. Por ai është profesionist dhe do të jetë i fokusuar, sepse e di që do të vijë në kohën e tij. Ai nuk ka bërë parasezon, kështu që e kuptoj pse nuk po luan. Gjithashtu, Rashford po shënon dhe asiston”, u shpreh ai, sipas ‘AS’, përcjell lajmi.net.

Ronaldo merkaton e verës ka kërkuar të largohet nga ‘Old Trafford’, por nuk kishte ndonjë ekip që e donin në radhët e tyre./Lajmi.net/