Ferdinand për Martinellin: Mund të bëhet “Suarezi i ri”

Rio Ferdinand nuk i ka kursyer lëvdatat për anësorin e Arsenalit, Gabriel Martinelli. Ish-mbrojtësi i Manchester United beson se lojtari është duke shkuar drejt hapave të sigurt për një karrierë të begatë. Ai madje shkoi aq larg saqë tha se braziliani mund të bëhet një “Suarez i ri” nëse arrin t’u shmanget lëndimeve. “Besomëni. Nëse…

Sport

19/08/2022 11:25

Rio Ferdinand nuk i ka kursyer lëvdatat për anësorin e Arsenalit, Gabriel Martinelli.

Ish-mbrojtësi i Manchester United beson se lojtari është duke shkuar drejt hapave të sigurt për një karrierë të begatë.

Ai madje shkoi aq larg saqë tha se braziliani mund të bëhet një “Suarez i ri” nëse arrin t’u shmanget lëndimeve.

“Besomëni. Nëse ky djalë qëndron fit –  ju kam thënë para se Arteta të më tregojë për të – do të bëhet një Suarez i ri”, tha ai për emisionin Vibe with Five.

Braziliani e ka nisur mirë edicionin e ri të Premier League, ku për dy ndeshje realizoi dy gola. /Lajmi.net/