Ferdinand në Botëror

Ish kapiteni i Anglisë, Rio Ferdinand do të jetë pjesë e Kampionatit botëror 2014. Nëse jo si anëtar i ekipit të Roy Hodgsonit, ai është përzgjedhur si analist i ekipit të transmetuesit britanik BBC. Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit i cili ka bërë 81 paraqitje për Anglinë do të shërbejë analiza gjatë garës që zhvillohet mes…

Sport

06/12/2013 09:18

Ish kapiteni i Anglisë, Rio Ferdinand do të jetë pjesë e Kampionatit botëror 2014. Nëse jo si anëtar i ekipit të Roy Hodgsonit, ai është përzgjedhur si analist i ekipit të transmetuesit britanik BBC.

Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit i cili ka bërë 81 paraqitje për Anglinë do të shërbejë analiza gjatë garës që zhvillohet mes 12 qershorit dhe 13 korrikut të vitit të ardhshëm.

Ai do të jetë i shoqëruar nga analistët e zakonshëm Gary Lineker dhe Alan Shearer, si dhe ish bashkëlojtari i tij nga Manchester United, Phil Neville, dhe ish yje të tjerë të Anglisë.

Ferdinand, 35-vjeç, ka përfaqësuar Anglinë në Kampionatin botëror në Japoni dhe Kore më 2002 si dhe Gjermani 206, ai ishte i lënduar dhe mungoi në Afrikën e Jugut më 2010, por dëshiron të shijojë Brazilin, edhe pse nga jashtë fushës.