Ferdinand: Man Utd duhet ta transferojnë Sanchon me çdo kusht

Rio Ferdinand është i vendosur sa i përket Jadon Sancho.

Sport

10/08/2020 22:08

Ish mbrojtësi i Manchester United, Ferdinand, nuk ka asnjë dilemë nëse ‘Djajtë e kuq’ duhet ta transferojnë Sanchon ose jo.

Anglezi beson se Manchester United duhet të shkojnë dhe ta transferojnë Sanchon, me çdo kusht.

“Nëse ke shansin të nënshkruash me një lojtar që ka gjithë potencialin për të qenë më i miri në botë për vitet e ardhshme, shkon dhe e transferon, kaq e thjeshtë është”, ka thënë Ferdinand, transmeton lajmi.net.

“Ne të gjithë e kemi parë se sa i mirë është ai dhe vetëm mund të shohim se mund ta bëjë këtë edhe te një klub si United”, ka shtuar Rio.

Sot është raportuar se Sancho përfundimisht do të jetë te Dortmund, por duket se anglezët nuk janë dorëzuar.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë lëvizje nga United që ndryshon mendjen e Dortmund. /Lajmi.net/