Ferdinand kritikon Ronaldon: Nëse do isha trajner, do i thosha të ulej në stol

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand ka kritikuar Cristiano Ronaldos për rolin që bëri pasi u zëvendësua ndaj Young Boys.

Sport

15/09/2021 10:00

Ronaldo shënoi në pjesën e parë ndaj Young Boys, por skuadra zvicerane arriti ta përmbys shifrat, transmeton lajmi.net.

Pasi u zëvendësua, Ronaldo disa herë u ngrit duke dhënë udhëzime te lojtarët dhe këtë e ka kritikuar ish futbollisti anglez.

“Nëse do isha trajner, duhet të jem i sinqertë, do i thosha të ulej në stol”.

“E kuptoj. Është i pasionuar, dëshiron të fitojë, është i dëshpëruar për fitore dhe nuk mund të ndalet”.

“Nëse kjo nënkupton të ngrihej pranë trajnerit, të jep udhëzime shtesë. Kur është dikush me qëndrimin dhe shtatin e tij në lojë, si mund të debatoni me të?”, u shpreh ai.

Ndërkohë, ndeshja e radhës për Man Unitedin është kundër West Hamit këtë të diele./Lajmi.net/