Ferdinand: Calvert-Lewin do ishte transferim fantastik për Unitedin

Ish kapiteni i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand mendon që sulmuesi i Evertonit, Dominic Calvert-Lewin do ishte transferim fantastik, nëse "Djajtë e Kuq" dështojnë në transferimin e Erling Haaland ose Harry Kane.

Sport

12/04/2021 21:30

Calvert-Lewin është duke shijuar një sezon fantastik me Evertonin dhe është golashënuesi numër një në klub me 19 gola në 32 paraqitje, përcjellë lajmi.net.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer është i interesuar për transferimin e një qendërsulmuesi, në rast që dështojnë ta bindin Edinson Cavanin që të rinovojë kontratën.

United është i interesuar në yllin e Dortmundit, Erling Haaland dhe të Tottenhamit, Harry Kane, por dy lojtarët vlejnë nga 150 milionë euro dhe kërkohen nga top klubet evropiane.

Kurse, Calvert-Lewin vlen rreth 80 milionë euro dhe Ferdinand ka këshilluar klubin ta bëjë këtë transferim realitet.

“E kam shikuar shpesh Evertonin këtë vit dhe ai ka qenë ndër më të mirët. Ai është ndër ta që nuk dëshiron të luash javë pas javë. Është agresivë dhe e sulmon topin”.

“E shoh Calvert-Lewin këtë edicion, shihet si student i mirë i lojës. Mendoj që do ishte fantastik për Unitedin. Ai do punonte mjaftë mirë pas shanseve që i krijojnë Fernandes, Pogba, Rashford, Greenwood dhe disa të tjerë”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, Everton nuk e konsideron shitjen e anglezit./Lajmi.net/