Feraj i VV-së paralajmëron protestë “në mbrojtje të Qeverisë Kurti kundër Asociacionit”

Zyrtari i Vetëvendosjes, si dhe njëriu i afërt me kryeministrin e Kosovës, Hysamedin Feraj, po paralajmëron një protestë pro Kurtit dhe kundër Asociacionit. Ai këtë ide e mbështjellë me aludimin se kinse këto thirrje janë shtuar në rrjete sociale, shkruan lajmi.net. Feraj thotë se kjo protestë do të ishte në mbrojtje të të drejtave të…

Lajme

28/01/2023 14:38

Zyrtari i Vetëvendosjes, si dhe njëriu i afërt me kryeministrin e Kosovës, Hysamedin Feraj, po paralajmëron një protestë pro Kurtit dhe kundër Asociacionit.

Ai këtë ide e mbështjellë me aludimin se kinse këto thirrje janë shtuar në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Feraj thotë se kjo protestë do të ishte në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës përballë “diskriminimit serb”.

Postimi i Ferajt:

Së paku në mediet sociale janë shtuar thirrjet për protestë të shqiptarëve “në mbrojtje të qeverisë Kurti” lidhur me zajednicën.

Në fakt ajo më shumë po duket si protestë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë përaballë diskriminimit serb, në stilin:

“Jo diskriminimit etnik (të shqiptarëve)”!

“Jo më qytetarë të dorës së dytë në Kosovë, si dikur në Jugosllavi dhe në Serbi”!

“Duam barazi etnike”!

“Duam të drejtat tona kombëtare”!

“Liri, barazi, Republikë, demokraci”, etj.

Bash si dikur, shumë vite më parë. /Lajmi.net/