Fenomeni që duhet ta shikoni, vijnë superhëna dhe shiu i meteoritëve
Në qiellin e së dielës mbrëma pritet një spektakël që rrallë mund ta shihni. Ata që nuk harrojnë dhe e vëzhgojnë qiellin sonte do të kenë rastin të shohin të ashtuquajturën suiperhënë dhe shiun e meteoritëve të quajtur Perseida.

Lajme
Hëna do të na prezantohet më e madhe dhe më e shkëlqyeshme në 20 vjetët e fundit, pasi që jo vetëm do të jetë e plotë, por do të gjendet në pikën më të afërt m e Tokën, fenomen ky që quhet perigei.
Dy ditë më vonë, shiu i meteoritëve Preseida do të arrijë maksimumin, i ndjekur nga topat e zjarrtë.
Hëna, ndërkaq, do të jetë sonte në distancën më të shkurtër me Tokën. Vetëm disa minuta pasi të arrijë në perigei, Hëna do ta tregojë tërë anën e saj të ndritur. Një fenomen i tillë do të përsëritet në vitin 2034.
Hëna sonte do të jetë rreth 50,000 kilometra më afër nesh sesa kur është në pikën më të largët nga Toka. Sonte ajo do të na duket 14 për qind ë e madhe dhe 30 për qin d më e ndritshme sesa në periudhat e tjera të hënës së plotë.