‘Fenomeni’ më i mirë se Cristiano

Leite Kaka ka thënë se legjenda e Brazilit Ronaldo ishte futbollist më i mirë se ish bashkëlojtari i tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo. Ish sulmuesi brazilian kishte fituar çmime të ndryshme gjatë karrierës së deritashme përfshirë Topin e Artë më 1997 dhe 2002, kurse fitoi dy herë Kampionatin Botëror me ‘Selecaon’. “Futbollisti më i…

Sport

05/11/2013 18:40

Leite Kaka ka thënë se legjenda e Brazilit Ronaldo ishte futbollist më i mirë se ish bashkëlojtari i tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

Ish sulmuesi brazilian kishte fituar çmime të ndryshme gjatë karrierës së deritashme përfshirë Topin e Artë më 1997 dhe 2002, kurse fitoi dy herë Kampionatin Botëror me ‘Selecaon’.

“Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur? Ronaldo, Fenomeni”, deklaroi mesfushori i Milanit për magazinën Tiki Taka.

“Ronaldo tjetër, Cristiano, ndoshta mund të hyjë në mesin e pesë më të mirëve, por e kam parë Fenomenin duke bërë gjëra që askush tjetër nuk i ka bërë ndonjëherë”, shtoi ai.

Kaka diskutoi edhe situatën e Mario Balotellit në Milan, pas kritikave të ashpra ndaj sulmuesit në periudhën e fundit.

“Mario është djalosh i mirë, por ai duhet të kuptojë se ka përgjegjësi të caktuara. Kjo qëndron në Milan dhe Kombëtaren e Italisë. Ai është shembull për shumë njerëz dhe duhet ta kuptojë statusin e tij dhe duhet të ballafaqohet me presionin”, përfundoi Kaka, i cili ka realizuar një gol në pesë paraqitje për Milanin pas rikthimit në klub nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës.