Fenomeni Januzaj

Adnan Januzaj ka potencial të bëhet fenomen dhe me paraqitjet e para për Manchester Unitedin ka dëshmuar kualitetet e tij. Kështu mendon ish ylli i Belgjikës gjatë periudhës 1980-90, Marc Degryse. Ai ka lavdëruar yllin kosovar të Manchester Unitedit, i cili nga ky stinor është anëtar i ekipit të parë të gjigantit nga Old Trafford.…

Sport

25/09/2013 18:00

Adnan Januzaj ka potencial të bëhet fenomen dhe me paraqitjet e para për Manchester Unitedin ka dëshmuar kualitetet e tij. Kështu mendon ish ylli i Belgjikës gjatë periudhës 1980-90, Marc Degryse.

Ai ka lavdëruar yllin kosovar të Manchester Unitedit, i cili nga ky stinor është anëtar i ekipit të parë të gjigantit nga Old Trafford.

“E kam shikuar në ndeshjet miqësore si dhe në Community Shield. Januzaj më ka lënë përshtypje të hatashme. Ka kërkuar dhe pranuar të gjithë tipat. Ka klas të jashtëzakonshëm dhe loja e tij ma kujton Robbie Rensenbrinkun, sheh gjithçka, i kalon mbrojtësit, është futbollist i mirë me vizion të shkëlqyeshëm. Duke konsideruar moshën e tij, mund të bëhet fenomen dhe ka përparësi që trajneri ka besim tek ai”, u shpreh Rensenbrink për ‘RTBF’.

Rensenbrink e kaloi pjesën më të gjatë të karrierës në Belgjikë me Anderlechtin duke fituar dy Kupa UEFA dhe dy Kupa të fituesve të Kupës.