Fenerbahche dhe Marseille interesohen për Marcelon

Fenerbahche dhe Marseille janë të interesuara për shërbimet e brazilianit Marcelo.

Sport

14/06/2022 10:50

Mbrojtësi anësor e përfundoi aventurën e tij me Real Madridin ditë më parë, por vetë ai deklaroi se nuk e ka ndërmend t’i “varë këpucët në gozhdë”.

Lojtari tanimë është pa kontratë dhe kjo gjë mund ta lehtësojë procesin e transferimit të tij në ndonjë klub, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet se ku do të përfundojë lojtari i cili ka po ashtu oferta nga Amerika. /Lajmi.net/