Fenerbahce kërkon ish lojtarin e Liverpool për partner të Muriqit

Skuadra turke, Fenerbahce, po kërkon edhe një tjetër lojtar për fazën ofensive të skuadrës.

Sport

21/07/2019 13:15

Ylli i Crystal Palace, që dikur luante me Liverpool, Christian Benteke, është kthyer në një objektiv të Fenerbahce, raporton ‘Ajansspor’, transmeton lajmi.net.

Benteke do të bënte një partneritet me yllin e Kosovës, Vedat Muriqi, i cili e ka nisur për mrekulli kapitullin tek gjiganti turk.

Fenerbahce do të tentojë ta marr atë në formë huazimi, me mundësi për ta blerë kartonin e tij.

28 vjeçari ka shënuar 17 gola në sezonin debutues me Crystal, kurse dy sezonet e fundit ka gjetur rrjetën vetëm katër herë. /Lajmi.net/