Femrat larg futbollit

Ish mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso i ka dalë në mbrojtje nënkryetarit të Rossonerëve, Adriano Galliani i cili kërcënoi me largim nga detyra pas mosmarrëveshjeve me bijën e presidentit të klubit, Barbara Berlusconi. Për më tepër se një dekadë, Galliani është në rolin e zyrtarit të lartë te shtatë herë kampioni i Evropës, mirëpo ai…

Sport

04/12/2013 20:43

Ish mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso i ka dalë në mbrojtje nënkryetarit të Rossonerëve, Adriano Galliani i cili kërcënoi me largim nga detyra pas mosmarrëveshjeve me bijën e presidentit të klubit, Barbara Berlusconi.

Për më tepër se një dekadë, Galliani është në rolin e zyrtarit të lartë te shtatë herë kampioni i Evropës, mirëpo ai fillimisht njoftoi se do të braktisë rolin pas disa javësh, para se të arrin marrëveshje me presidentin Silvio Berlusconi për vazhdimin e detyrës.

Arsyeja kryesore që e shtyu Gallianin ta mendojë tërheqjen ishte raporti i tensionuar me Barbaran, e angazhuar në kryesi të klubit në vitin e fundit. Por, Gattuso është me Gallianin.

“Mendoj njësoj sikurse Galliani, dhe për atë që ka bërë gjatë gjithë këtyre vitesh në klub, meriton respekt. Pastaj femrat, më vjen keq ta them, por nuk i shoh mirë në botën e futbollit”, deklaroi Gattuso.