Femrat e shkurtra preferojnë meshkujt e gjatë – ja arsyeja!

Shkencëtarët e Universitetit të Utah, janë përpjekur të japin një shpjegim domethënës se përse femrat preferojnë meshkujt e gjatë, më shumë sesa ata të shkurtër.

Fun

02/05/2016 00:35

Sipas profesorit të biologjisë, David Carrier që merret edhe me çështjen e evolucionit, një nga arsyet pse gratë i shohin burrat e gjatë si më tërheqësit është se lartësia më e madhe është e lidhur shpesh me shëndetin, dominimin social dhe inteligjencën.

shutterstock_132110699-1Megjithatë, në qoftë se gratë preferojnë burra të tjerë, nuk do të jetë edhe aq e vërtetë. “Nga perspektiva e teorisë së përzgjedhjes seksuale, femrat i preferojnë meshkujt më të fuqishëm, sepse mund t’i mbrojnë femrat dhe fëmijët e tyre nga meshkuj të tjerë”, tha ai.

Burrë i gjatë, grua mesatare

Te femrat është krijuar bindja e mirëqenë që në momentin e zgjedhjes t’i pëlqejnë meshkujt e gjatë, të cilët janë më të suksesshëm kur bëhet fjalë për aktivitet që bazohen në kondicion dhe fuqi, shkruan Shqip. Ndërkaq, ka edhe ekspertë të tjerë të cilët thonë se zgjedhja e meshkujve të gjatë nga femrat, është për faktin se gjatësia sugjeron se ata kanë gjene më kualitative.

short-girls-can-relatePo femrat e shkurtra… Burrat shtatlartë martohen më shpesh me gra më të shkurtra se vetja. Gratë shtatshkurtra e arrijnë më shpejt pjekurinë seksuale dhe lindin më parë. Ekipi i shkencëtarëve britanikë, i kryesuar nga Daniel Nettle, pasi studioi mijëra vetë, arriti në përfundimin se numri i burrave me gjatësi 183 centimetra që ishin bërë baballarë, ishte më i madh se i atyre me gjatësi 177 centimetra.

Po kështu, gjatë kësaj kohe, martesat më të suksesshme e me më shumë Do-Guys-Really-Like-Short-Girlsfëmijë i kanë pasur gratë me shtat deri në 162 centimetra. Sipas parashikimeve, në 50 vitet e ardhshme, mesatarja e shtatit të tyre do të rritet edhe 5 centimetra të tjerë. Pra, nga pikëpamja e evolucionit njerëzor, shtatlartët mendohet se janë më progresivë’.

Antropologu polak, Jogisllav Pavllovskij, shkon edhe më tutje. Në bazë të studimeve që ka kryer, ai ka arritur në përfundimin se që jeta e një çifti të shkojë sa më mbarë, burri duhet të jetë më i gjatë se bashkëshortja e tij./revistawho