“Femrat e këtij ‘Big Brother’ janë më të fortat”, Olta Gixhari i përgjigjet deklaratës së Ledionit

Po vazhdojnë “thumbimet” ndaj edicionit të tretë të “BBVA” dhe anasjelltas. Të shtunën gjatë spektaklit, Ledion Liço tha se femrat e këtij “Big Brother-i” janë më të fortat e çdo sezoni më parë, shkruan lajmi.net. Kjo nuk i ka ikur konkurrentes së vitit të kaluar, Olta Gixharit. Aktorja ka ripostuar nga një faqe e fansave…

ShowBiz

12/02/2024 11:04

Po vazhdojnë “thumbimet” ndaj edicionit të tretë të “BBVA” dhe anasjelltas.

Të shtunën gjatë spektaklit, Ledion Liço tha se femrat e këtij “Big Brother-i” janë më të fortat e çdo sezoni më parë, shkruan lajmi.net.

Kjo nuk i ka ikur konkurrentes së vitit të kaluar, Olta Gixharit.

Aktorja ka ripostuar nga një faqe e fansave të saj në ‘InstaStory’, një fotografi të sajën ku shkruhet: “Unë pasi Ledioni tha që ky BB ka femrat më të forta dhe më të bukura që ka patur ndonjëherë bigu”, dhe ku shihet duke qëndruar në një pozicion “gjykues”.

Postimin ajo e ka shoqëruar me shkrimin: “Ledion, ne nuk jetojmë në ashenser, të dëgjojmë”.

Kjo duke rikthyer në vëmendje momentin e Meri Shehut që ashensorit i thoshte “ashenser”.

Ndryshe, Olta Gixhari, ishte ndër banoret më të forta të “BBVA 2”./Lajmi.net/