Femrat e Italisë i ‘frikësojnë me jetë’ maskotat e ndeshjes

Italianët janë të njohur për intonimin e himnit të famshëm 'Il Canto degli Italiani' me pasion të pabesueshëm para ngjarjeve sportive.

Sport

19/06/2019 13:47

Në vitet e kaluara, ne kemi qenë dëshmitarë të disa interpretimeve të paharrueshme, duke përfshirë atë të Kupës së Botës të Rugby-t në vitin 2011, ku disa lojtarë shpërthyen në lot.

Dhe përpara ndeshjes së Kupës së Botës kundër Brazilit të martën pasdite, ekipi i femrave të Italisë dha një tjetër interpretim të pabesueshëm të himnit, transmeton lajmi.net.

Për ta konfirmuar se sa e fuqishme ishte, vetëm shihni fytyrat e maskotav (shoqëruesit e futbollistëve).

Ndryshe, ndeshja përfundoi me rezultat minimal në të mirë të Brazilit. /Lajmi.net/