Fëmijët nën 10 vjeç nuk duhet të përdorin telefon celular

Psikiatri për fëmijë në spitalin psikiatrik të fëmijëve në Cleveland, Jou Osterman, thonë se duhet të informohet më shumë për rreziqet që kanë pajisjet celulare për fëmijët.

Lifestyle

29/07/2015 20:19

Sipas psikiatrit për fëmijë në spitalin psikiatrik të fëmijëve në Cleveland, Jou Osterman, fëmija duhet të informohet për rreziqet që kanë pajisjet celulare, raporton AA

Ai gjithashtu thekson se është e nevojshme që ti shpjegohet fëmijëve se si të tejkalojnë këtë rrezik dhe të kuptojnë rregullat e përdorimit të duhur të telefonit.

Nga hulumtimi që është kryer rezulton se fëmijët më të vegjël se 10 vjeç nuk duhet të përdorin telefonin celular.

Theksohet se prindërit fillimisht fëmijëve duhet t’ju shpjegojnë pasojat e sjelljes së papërshtatshme dhe t’ju tregojnë shembuj nga jeta reale.

“Gjithmonë u them prindërve që të monitorojnë dhe të jenë të informuar për atë se çka po ndodh me jetën e fëmijës, në mënyrë që të jenë të qetë kur të diskutojnë me ju, nëse ka ndonjë problem”, tha eksperti.

Ai vuri në dukje se prindërit duhet të vendosin kufijtë për përdorimin e telefonit celular, dhe në qoftë se fëmija rebelohet, përsëri nuk duhet të lejojnë përdorimin e telefonit celular.